Deti Adriatik (shk. Adriatiku) (në italisht Mare Adriatico) është një pjesë e Detit Mesdhe, që ndan Gadishullin Apenin nga Gadishulli Ballkanik. Bregu perëndimor i Detit Adriatik është Italia, kurse në lindje deti lag brigjet e Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjën dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe së fundi Shqipërisë deri në Vlorë, ky qytet në jug të së cilit gjendet Deti Jon. Ka një sipërfaqe 138.595 km katrorë, thellësia më e madhe arrinë 1330m. Temperatura mesatare e ujit në korrik arrinë 23,2 gradë celsius, ndërsa ajo mesatare vjetore 17,5 gradë celsius. Në jug saliniteti arrinë 38,32 promila, dukshmëria në bregdet është 5m ndërsa në brendësi deri 45m.