Relacioni që Pjetër Budi i dërgoi ditët e para të Janarit 1621, kardinalit Gocadimo, përbën një dokumet të rëndësishëm historik për kishën dhe historinë e vendit tonë. Përveç të dhënave ekonomike, shoqërore dhe historiko-gjeografike, në të analizohet gjëndja politike dhe shpirtërore e popullit shqiptar, i cili, për më se pesë dekada, nuk e pat ndërprerë luftën dhe kryengritjet për liri dhe pavarësi. Në relacion renditen ekspeditat e njëpasnjëshme ndëshkimore të forcave osmane, mospranimi i fuqive evropiane për të ndihmuar kryengritësit shqiptarë dhe vendosmëria e shqiptarëve për të vazhduar luftën.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Shkurt 1822, u dërgua në Stamboll koka e Ali Pashë Tepelenës
-
22 Shkurt 1917, u nda nga jeta abat, Preng Doçi
-
22 Shkurt 1926, u ngrit kryekonsullata Shqiptare e nderit në Janinë të Greqisë
-
22 Shkurt 1933, u shua patrioti Hil Mosi
-
22 Shkurt 1942, grevë antifashiste e nxënësve të Institutit Femëror në Tiranë