Në Deçan të Kosovës është një muze privat shumë interesant me emrin Muzeu Etno Kastrioti. Koleksionisti Miftar Jonuzaj nga fshati Isniq falë pasionit të tij ka arritur të ngrejë ne oborrin e banesës një muze që ofron shumëçka. Ajo që shpalos muzeu për vizitorët daton qe nga koha e paleolitit në lashtësi e deri tek armët e përdorura në luftën e fundit në Kosovë. Është një artefakt prej guri më ngjyrë të zezë që ka formë të latuar. Miftar Jonuzaj pohon se ky është objekti më i hershëm që dsiponon.
Monedha të vjetra, enë balte, zbukurime të ndryshme, vegla pune apo armë luftarake; ky fond i gjerë e i pasur, që është mbledhur me përkushtim, fatkeqësisht nuk ruhet në kushtet e duhura. Ato ekspozohen në qiell të hapur dhe janë të cënueshme nga kushtet atmosfetike. Pasuria e ketij muzeu i përket të gjithë kombit shqiptar, e me të drejtë Z. Jonuzaj pret edhe ndihmë e përkrahje nga institucionet e Kosovës.