Krahas flamujve për publikun u prezantuan edhe objekte origjinale të kohës si shtypi periodik apo pena e Ismail Qemalit me të cilën u nënshkrua “Akti i Pavarësisë”.
“Ky është një flamur që vjen nga familja Sala, është qëndisur nga e shoqja e Sali Salës. Ne e kemi ruajtur prej vitesh në familjen tonë dhe ndoshta kjo ka qënë dhe baza për të filluar mbledhjen e flamujve të tjerë kombëtarë”, u shpreh koleksionisti Shpëtim Sala.