Publicisti dhe shkrimtari Ardian Vehbiu është një tjetër zë që nuk I ka qëndruar indiferent çmimit “Kadare” të sivjetëm, që u nda pak ditë më parë dhe shpalli fitues shkrimtarin nga Kosova, Musa Ramadanin.
E nisur si blog, “Peizazhe të fjalës” e drejtuar nga Vehbiu, hapur prej korrikut 2007, është shndërruar tashmë në një revistë kulturore online duke ndërhyrë dhe bërë factor në diskurset dhe debatet publike në shqip. Pikërisht tek ky portal, Vehbiu i bashkohët debatit në shkrimin e tij të datës 30 maj, shkruan mbi çmimin Kadare, me titullin “Çmim i përfolur”. Për arsye të së drejtës së autori në nuk mund të sjellim gjithë tekstin por në pak fjalë Vehbiu shprehet mbi botimet, veprat dhe çmimet që kanë ndjekur Shqipërinë e pas ’90-ës. Ndërsa për çmimin Kadare thotë: “Përpjekja tani së voni e Fondacionit Mapo, më pas Institutit Europian Pashko dhe UET-it, edhe pse e lavdërueshme në vetvete, nuk arrin ta mbushë zgavrën e krijuar –ngaqë çmimi Kadare u jepet dorëshkrimeve (ose veprave të pabotuara); dhe ngaqë deri më tash ka qenë shoqëruar me kushtin që këto dorëshkrime t’i bootojë pastaj ekskluzivisht UET-I”.
Vehbiu thotë se pothuajse të gjitha librat nga autorë shqiptare, të botuar rishtas dalin nga vëmendja e publikut pak javë pasi botohen dhe prezantohen.
Ndërsa për fituesin, shkrimtarin nga Kosova, Vehbiu ndalet në rrethanat jashtëletrare, me atë që “Tirana dhe Prishtina letrare vazhdojnë të komunikojnë shumë keq mes tyre”.
Vehbiu përshendet faktin se fondacione dhe institucione private, si ky rast që jep çmime kulturore, është për t’u përshendetur dhe përkrahur me çdo mënyrë, edhe pse jemi larg konsolidimit të nismave private në kulturë.
Marre nga mapo.al