Ambasada e Federatës së Rusisë në Shqipëri ka njoftuar shtetasit rusë se ata mund ta vizitojnë Shqipërinë këtë vit lehtësisht, pasi përfitojnë nga vendimi i fundit i qeverisë shqiptare për heqjen e vizave.
Ambasada ruse ka njoftuar në rrjetet sociale se: “është miratuar Vendimi i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë Nr. 471, datë 30 maj 2017, për heqjen e vizave për shtetasit e disa vendeve, përfshirë këtu edhe Rusinë, për periudhën 31 maj – 15 nëntor 2017”.
Njoftimi i plotë:
“Hiqen viza për turistët rusë
Është miratuar Vendimi i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë Nr. 471, datë 30 maj 2017, për heqjen e vizave për shtetasit e disa vendeve, përfshirë këtu edhe Rusinë, për periudhën 31 maj – 15 nëntor 2017 (www.qbz.gov.al/boti…/fletore_zyrtare/…/PDF-2017/126-2017.pdf)”.
Marre nga mapo.al