Florend Kalivopulli
Sot patëm nderin të kishim të pranishëm në QMKSH, Z. Florend Kalivopulli, President i Federatës Shqiptare të Boksit. Biri i njërit prej inxhinierëve më të shquar shqiptarë që është nderuar me titullin Qytetar Nderi i Shkodrës. Në rrethin e miqve të afërt Florend Kalivopulli thirret Fuli. Si një biznesmen i suksesshëm ai prej vitesh kontribuon në rritjen cilësore të sportit shqiptar. Ka mbështetur klubin e futbollit Vllaznia të Shkodrës, e tashme drejton Federatën Shqiptare të Boksit. Të njëjtin pasion për sportin ka edhe djali i tij që mban emrin e nderuar të inxhinier Sokratit. Ai u shpall kampion kombëtar i boksit për të rinj në peshën 75 kilogram. Por miku yne i çmuar Fuli ka edhe një pasion tjetër të cilit, megjithë angazhimet e shumta, gjen kohë ti përkushtohet. Ai zotëron një koleksion të pasur filatelik. Gjithashtu me shumë dashamirësi ka bashkëpunuar me QMKSH në ekspozitën “100 Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë” mbajtur në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë në 13-17 Nëntor 2012.