15 Nëntor 1925, u lind Zihni Sinoimeri, inxhinier, gjeolog

0
296

Minierë në Shqipëri

Në qytetin e Gjirokastrës, më 15 Nëntor 1925, u lind inxhinieri gjeolog, pedagogu dhe profesori i shquar Zihni Sinoimeri. U arsimua në Liceun e Korçës dhe në Gjimnazin e Shkodrës dhe u diplomua në Universitetin e Leningradit (sot Shën Petërburgu) për gjeokimi. Ai ishte kryegjeologu i parë i Komitetit Shtetëror të Gjeologjisë. Pas një specializimi dy vjeçar në Moskë, punoi në Laboratorin Qëndror të Gjeologjisë. Me ngritjen e Universitetit të Tiranës, fillon karriera e tij pedagogjike për përgatitjen e kuadrove për gjeologjinë shqiptare. Ka lënë shumë artikuj e studime shkencore e monografi, që pasqyrojnë përvojën e madhe dhe arritjet në punën dhe kërkimet gjeologjike, prej të cilave nuk u nda deri në  fund të jetës.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

SHPËRNDAJE
Arikulli pasues15 Nëntor 1926, marrëveshje tregëtare me kolonitë Britanike
Arikulli vijues15 Nëntor 1916, numri i parë i gazetës Posta e Shqipërisë
Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë (QMKSH) është një organizatë jo-fitimprurëse e hapur në 2007 me qëllim promovimin e materialeve origjinale të koleksionistëve shqiptarë dhe të huaj mbi data apo figura historike të kombit me fokusim parësor zhvillimin e ndërgjegjes historike të kombit. Qëllimi është anëtarësimi i një rrjeti elitar koleksionistësh shqiptarë brenda e jashtë vendit, për të bërë të mundur nxitjen dhe mbledhjen e tyre për të organizuar ekspozita e aktivitete.

PËRGJIGJU

1 + 1 =