Më 19 Gusht 1938, u përurua rruga Prosek-Shoshaj-Burrel. Ndërkohë punohej për ndërtimin e rrugës Pukë-Kukës, që do ta lidhte Kosovën me rrjetin rrugor të Shqipërisë; ishte në përfundim rruga Koplik-Bogë-Theth, që e lidhte krahinën e Shalës me pjesën tjetër të vendit. Në verilindje, punohej për ndërtimin e rrugës Burrel-Peshkopi, rrugës së Devollit, Butrintit. Punime të rëndësishme kryeheshin edhe në vijat e tjera rrugore në Përmet, Lushnjë, Berat, Tiranë, Elbasan, Ballsh, Tepelenë, etj. Punimet financoheshin nga huatë, që jepte Roma fashiste dhe nuk ishte e vështirë të kuptohej qëllimi i tyre strategjik, që çoi në pushtimin e vendit, pas telë muajsh.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
27 Prill 1463 u nënshkrua në Shkup marrëveshja me forcat osmane
-
27 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i bajraktarëve të Lezhës dhe Mirditës
-
27 Prill 1916 shtypi Rumun shkruan për arkitektin shqiptar Kristo Sotiri
-
27 Prill 1924 doli numëri i parë i gazetës së përjavëshme “Tirana”
-
27 Prill 1937 shtypi shqiptar shkruan për ardhjen në Shqipëri të Kontit Ciano