Dekonspirimi i marrëveshjes së fshehtë, midis Francës dhe Greqisë, sipas së cilës forcat pushtuese franceze, pas tërheqjes nga Korça, do të lironin qytetin për repartet e ushtrisë greke, ngjallën revolta midis shqiptarëve. Shqetësimi nga situata e krijuar, shprehet në letrën e komandantit të “Kufijve shqiptarë”, Rejnar-Lespinas, që i dërgonte më 24 Gusht 1919, eprorëve të tij. Dhe ishte pikërisht reagimi i popullit të qarkut të Korçës, që bëri të dështojë manovra e radhës, për një copëtim të ri të Shqipërisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
27 Prill 1463 u nënshkrua në Shkup marrëveshja me forcat osmane
-
27 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i bajraktarëve të Lezhës dhe Mirditës
-
27 Prill 1916 shtypi Rumun shkruan për arkitektin shqiptar Kristo Sotiri
-
27 Prill 1924 doli numëri i parë i gazetës së përjavëshme “Tirana”
-
27 Prill 1937 shtypi shqiptar shkruan për ardhjen në Shqipëri të Kontit Ciano