30 Dhjetor 1903, lindi Odhise Paskali, babai i skulpturës Shqiptare

0
376

Odhise Paskali

“Skulptori i Popullit” dhe anëtari  i Akademisë së Shkencave Odhise Paskali, u lind në Përmet, më 30 Dhjetor 1903. Ai e shkroi biografinë e vet dhe të Atdheut me daltë dhe penë. Studioi dhe u diplomua në Itali, për histori arti, por që në vitet universitare punoi bustin “I urituri”, që e bëri të njohur dhe e përcaktoi në rrugën e tij si skulptor.  Krijimtaria e tij si skulptor dhe pedagog, si luftëtar dhe nismëtar për zhvillimin e arteve, është tepër e begatë. Nuk ka qytet ku të mos lartohen veprat e tij, nuk ka heronj të luftës dhe të punës, që ai  të mos i ketë përjetësuar, duke përjetësuar njëherësh edhe emrin e tij. Kur arti ynë ende nuk ishte ngjizur, ai krijoi shoqërinë “Miqt e artit”, ngriti shkollën e parë të vizatimit në Tiranë, ndihmoi në hapjen e parë të ekspozitës së parë të “Artit të thjeshtë”. Deri sa vdiq, ai nuk e lëshoi daltën nga dora ashtu sikurse nuk e pushoi punën për pregatitjen e talenteve të reja, për nxitjen e zhvillimit të arteve të bukura në vendin tonë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

PËRGJIGJU

9 + 7 =