Në fund të Qershorit 1946, gjatë punimeve për tharjen e kënetës së punëtorët zbuluan rastësisht shumë objekte arkeologjike. Të gjitha këto “antika”, siç i quanin ata, u ruajtën me kujdes dhe iu dërguan Institutit të Shkencave në Tiranë. Që nga ajo kohë, nuk janë të rralla rastet kur një punëtor apo bujk, të lajmërojë pranë autoriteteve shkencore, se ka gjetur apo zbuluar një “antikë”, apo një vend antikash. Zbulimi në Maliq, ka një rëndësi të jashtëzakonshme për vendin tonë, sepse ai përbën kulturën prehistorike, që u quajt “Kultura e Maliqit”. Gërmimet në këtë qëndër, janë kryer në vitet 1961-1966 dhe 1973-1974. Si rezultat i tyre u zbulua Maliqi I, shtresa më e vjetër e neolotit të vonë, Maliqi II apo shtresa e neolitit dhe Maliqi III apo epoka e Bronxit. Qëndra të tilla arkeologjike në vendin tonë, janë zbuluar në Koman, që dëshmon për atë që u quajt, “Kultura e Komanit”, në Mat, që përcakton “Kulturën e Matit” e gjetkë. Tërë nëntoka shqiptare, është e mbjellë me “antika”, që flasin për jetën e të parëve tanë, për kulturën dhe historinë e tyre të stërlashtë dhe origjinale.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
27 Prill 1463 u nënshkrua në Shkup marrëveshja me forcat osmane
-
27 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i bajraktarëve të Lezhës dhe Mirditës
-
27 Prill 1916 shtypi Rumun shkruan për arkitektin shqiptar Kristo Sotiri
-
27 Prill 1924 doli numëri i parë i gazetës së përjavëshme “Tirana”
-
27 Prill 1937 shtypi shqiptar shkruan për ardhjen në Shqipëri të Kontit Ciano