QMKSH në ambientet e koleksionistit Arben Prrenjasi

0
1300

Nëse Tirana ka çfarë ofron për syrin kureshtar, ajo çka ka ngritur Arben Prrenjasi  do t’iu lërë pa frymë.  Një punë e gjatë me pasion e përkushtim dhe rezultati është mahnitës. Një hapësirë e madhe me një koleksion të pasur plot motorrë, makina, biçikleta, uniforma dhe pajisje ushtarake e policore. Aty trajtohet  gjithçka me kujdes të veçantë. Çdo mjet është restauruar dhe shkëlqen nga pastërtia. Kënaqësia më e madhe për një koleksionist, thotë Z. Prrenjasi është kur një person që vjen këtu, e pëlqen ketë qe unë kam bërë.  Po si mund të mos pëlqehet një koleksion i mjeteve të luftës së dytë botërore që janë përdorur në Shqipëri? Si mund të mos jetë mbresëlënëse të shohësh  një biçikletë të motorizuar me të cilën kanë ardhur ushtarët italianë në luftën e parë botërore? Shpëtim Sala bashke me stafin e QMKSH, patën kënaqësinë të vizitonin një koleksion kaq interesant. Me një ambient të këndshëm ndenjeje, por që lidhet natyrshëm e në mënyre harmonike me temën e teknikës ushtarake, kjo ekspozitë është shume më interesante se një muze. Është e kuruar në çdo detaj, ka tabela me të dhëna të sakta  për çdo mjet. Një motor i vjetër i shndërruar  mjeshtërisht në tavolinë mbledh miq  të cilët Z. Prrenjasi nuk përton ti befasojë me historitë që ka çdo mjet i ekspozuar. Të bie në sy modestia e tij. Edhe pse ka harxhuar kohë, energji e para për ti gjetur, e restauruar Arbenit i qeshin sytë kur përshkruan një radio të rrallë me vajguri, apo një pajisje të përdorur nga Policia Shqiptare, fushë në të cilën Z. Prrenjasi është ekspert. Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptare e çmon shume përpjekjen e njerëzve që me sakrificë arrijnë të kompletojnë një  koleksion. Por ajo që ka bërë Z. Prrenjasi është përtej imagjinatës.

SHPËRNDAJE
Arikulli pasues2 Nëntor 1687, protesta rrëzon Sulltan Mehmeti IV; në vend të tij vendoset Sulltan Sulejmani III
Arikulli vijues3 Nëntor 1992, krijimi i fondit IFAD
Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë (QMKSH) është një organizatë jo-fitimprurëse e hapur në 2007 me qëllim promovimin e materialeve origjinale të koleksionistëve shqiptarë dhe të huaj mbi data apo figura historike të kombit me fokusim parësor zhvillimin e ndërgjegjes historike të kombit. Qëllimi është anëtarësimi i një rrjeti elitar koleksionistësh shqiptarë brenda e jashtë vendit, për të bërë të mundur nxitjen dhe mbledhjen e tyre për të organizuar ekspozita e aktivitete.

PËRGJIGJU

6 + 2 =