Në sallën “Rozafa” të Shkodrës këngëtarja Tefta Tashko, e shoqëruar në piano nga Lola Aleksi, më 11 Dhjetor 1936 dha koncertin e saj recital me pjesë klasike dhe këngë shqiptare. “Publiku shqiptar shkruante shtypi i kohës, i mbuloi këngët e Teftës me rrebeshe duartrokitjesh”. Të nesërmen e përsëriti koncertin e saj, vetëm për nxënëset shkodrane. Shfaqja u dha falas dhe kjo flet shumë për karakterin e krijimtarisë së këngëtarëve tanë të kësaj periudhe, kur hidheshin hapat e parë të muzikës sonë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
21 Prill 1407, hordhitë osmane nisën sulmet e para kundër kështjellës së Krujës
-
21 Prill 1831, forcat e Mustafa Pashë Bushatlliut dhe ushtritë turke u ndeshën në betejën e Babunës
-
21 Prill 1907, mërgimtarët shqiptarë themeluan në Buenos Aires shoqërinë atdhetare e kulturore “Lidhja shqiptare”
-
21 Prill 1919, protestë e komiteteve patriotike për Konferencën e Paqes në Paris
-
21 Prill 1858, lindi patrioti Llambi Goxhomani