Sot përkujtohet Aleksandër Stavre Drenova, i njohur në botën letrare me pseudonimin Asdreni. U lind në Drenovë të Korçës, më 1872. Në moshën 13 vjeçare emigroi në Rumani. Në vitin 1904 botoi veprën e parë poetike “Rreze Dielli” për të cilën Andon Zako Çajupi i pat shkruar autorit: “Tani besoj se Naim beu (është fjala për Naim Frashërin) nuk vdiq, se vëndin që ai la bosh e zure ti.” Në bibliografinë krijuese të Asdrenit, figurojnë edhe disa vepra të tjera, që kanë hyrë në thesarin e krijimtarisë sonë letrare si “Ëndrra e lot”, “Psallmë muzgu” dhe “Këmbana e Krujës”. Me veprimtarinë e gjatë krijuese, Asdreni kreu lidhjen midis letërsisë së Rilindjes dhe asaj që u krijua në vitet pas shpalljes së Pavarësisë. U nda nga jeta më 11 Dhjetor 1947.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Prill 1881, lindi në Bujan të Tropojës luftëtari i lirisë, Zmajl Hyseni
-
20 Prill 1877, u botua në Bukuresht abetarja”Pellazgjika”, e Vasil Dhimitër Rusos
-
20 Prill 1905, gjyqi turk dënoi Bab Dud Karbunarën për veprimtarinë e tij patriotike
-
20 Prill 1920, u formua në Vlorë, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare”
-
20 Prill 1924, Isuf Reçi, plagosi për vdekje Avni Rustemin, një nga krerët e opozitës demokratike