Atdhetari, studjuesi dhe kleriku At Artur Liolinit, kancelar i Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA, u iind më 19 Qershor 1943. Prindërit e tij janë me origjinë nga Boboshtica dhe Voskopoja e Korçës; ai vetë e ka vituar disa herë Shqipërinë dhe gjithë jetën ia ka kushtuar shërbimit, studimit dhe propagandimit të saj në botën e jashtme. At Liolini, ka një kulturë të gjërë dhe të pasur. Ai ka mbaruar disa shko!la të larta, ka studjuar për teologji, për artin dhe kulturën bizantine, është njohës i thellë i muzikës, historisë, një albanolog i shkëlqyer. Bashkëatdhetar dhe pasues i korifejve të kulturës shqiptare, Faik Konica dhe Fan Noli, ka mësuar prej tyre, ka bashkëpunuar me ta dhe sot, vazhdon rrugën e tyre për bashkimin e gjitha shqiptarëve dhe përparimin e Atdheut të largët. Ndonëse larg Shqipërisë, ka shkruar e botuar dhjetra libra e shumë shkrime e studime të tjera, kushtuar Atdheut dhe çështjes shqiptare. Veprimtaria e tij shkencore, është vlerësuar me shumë çmime dhe urdhëra ndërkombëtarë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
28 dhjetor 1914, Franca dhe Rusia protestojne prane Italise, trupat e se ciles kishin pushtuar Vloren.
-
28 Dhjetor 1457, Skënderbeut i jepet titulli Kapiteni i Përgjithshëm i Selisë së Shenjtë
-
28 Dhjetor 1925, hyri në fuqi “Marrëveshja Tregëtare Provizore” Shqipëri-Amerikë
-
28 Dhjetor 1927, lindi piktori Fatmir Haxhiu
-
28 Dhjetor 1976, u miratua Kushtetuta e re; “Shqipëria është diktaturë e proletariatit”