Senati i Venedikut, i mbledhur, më 2 Qershor 1403, shqyrtoi gjëndjen e zotërimeve të tij në trojet arbërore dhe vendosi fortifikimin e qytetit të Durrësit, “në mënyrë të tillë, që nga ana e tokës dhe e detit, mund të ruhej dhe të shpëtohej”. Po kështu, senati udhëzonte njerëzit e vet, që të fortifikojnë grykën e Bunës, si arter i rëndësishëm lundrimi dhe tregëtie dhe si vend ku mund të strehohen galerat venedikase. Nga ana tjetër, ai e shihte me dyshim dhe frikë, planin e kontit shqiptar Niketa Topia, zot i Krujës, i cili synonte të ndërtonte në zonën e Shën Markut, në afërsi të Durrësit, një fortesë. Senati porosit njerëzit e vet, që me çdo kusht të ndalohet një gjë e tillë, se rrezikon zotërimet e Venedikut, në trojet arbërore.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
29 Dhjetor 1919, mërgimtarët e Kanadasë, Zvicrës dhe Amerikës; protestë telegrafike për Parlamentin Italian
-
29 Dhjetor 1920, doli numri i parë i gazetës së pa varur “Shkrepëtim’e Korçës”
-
29 Dhjetor 1924, plagët e betejës shuan Elez Isufin; një jetë me pushkë kundër armiqve
-
29 Dhjetor 1944, shënohet sot ringritja e ATSH-së
-
29 Dhjetor 1968, përkujtohet mjeku i shquar Janko Theodhosi