Gazeta e përdyjavëshme politike, fetare dhe letrare, “Lidhja ortodokse”, doli në Korçë, më 23 Korrik 1909, nën drejtimin e Mihal Gramenos. Demaskoi politikën shoviniste të shteteve fqinje, luftoi për futjen e shqipes si gjuhë të shërbesave, në kishat ortodokse. Me gazetën bashkëpunuan Hil Mosi, Sotir Peci, Thanas Tashko, etj.. U mbyll me vendim të gjykatës turke, sepse demaskoi veprimet çnjerëzore të ushtrisë osmane, kundër luftëtarëve shqiptarë të lirisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare