Më 27 Dhjetor 1945 u krijua Banka Ndërkombëtare e Ndërtimit dhe Zhvillimit ose shkurt Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar si institucione të specializuara të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Vendi ynë u anëtarësua në këto forume vetëm në vitin 1991. Misionet e tyre u vendosën në Tiranë, për të ndihmuar dhe ndjekur zbatimin e reformave si dhe për të bërë rekomandime për mëkëmbjen e ekonomisë kombëtare dhe kalimin e saj në ekonomi të tregut të lirë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
11 Prill 1760, përfundoi misionin diplomatik në Shën Petërburg, i dërguari i Shqipërisë Jakov Suma
-
11 Prill 1872, lindi poeti Asdreni, Aleksandër Stavre Drenova
-
11 Prill 1906, tre shoqëritë e mërgimtarëve shqiptarë të Bukureshtit u bashkuan në një të vetme “Drita”
-
11 Prill 1914, betejë e xhandarmërisë Shqiptare me forcat greke ne fshatin Peshtan
-
11 Prill 1919, letër e Komitetit të Lozanës për Konferencën e Paqes në Paris