27 Nëntor 1878, mblidhet Lidhja Shqiptare e Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit

Në mbledhjen plenare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që u mbajt, më 27 Nëntor 1878, u miratua një memorandum, që trajtonte çështjen e autonomisë së Shqipërisë, i cili iu dërgua Stambollit. Aty kërkohej që të gjitha krahinat shqiptare të bashkoheshin në një vilajet, që nënpunësit e këtij vilajeti, të dinin shqipen, që në shkollat e vilajetit të mësohej gjuha shqipe, që të krijohej një këshill i përgjithshëm, i cili do të hartonte ligje të dobishme për vendin dhe që një pjesë e të ardhurave të vilajetit të përdorej për punët botore në vend.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply