Bisedimet e fshehta italo-greke përfunduan, më 29 Korrik 1919, me nënshkrimin e një marrëveshje sekrete “Tritoni-Venezellos”, sipas së cilës, ItalIa i bënte Greqisë një varg lëshimesh, shumë prej të cilave kishin të bënin edhe me Shqipërinë. Kështu Roma, mbështeste kërkesën greke, për aneksimin e Korçës dhe të Gjirokastrës, ndërsa Greqia e pranonte aneksimin e Vlorës dhe të Sazanit, nga Italia.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare