Në Gjenevë të Zvicrës, më 29 Korrik 1925, doli numëri i parë i gazetës së përdyjavëshme “Liria Kombëtare”, organ i “Komitetit të Çlirimit Nacional”. Gazeta pasqyronte gjëndjen e vështirë ekonomike, kulturore dhe politike të Shqipërisë, demaskoi politikën shoviniste të italisë fashiste dhe rrezikun e pushtimit të vendit, nga këmishëzinjtë e Musolinit. Pas mbylljes, në vitin 1935, si vazhdim i saj, dolën gazetat “Populli” dhe më pas, “Sazani”, që botoheshin në Francë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare