Në Dhërmi të Himarës, më 3 Qershor 1694, vdiq murgu italian, Nilo Katalano. U lind në Mesinë të Siçilisë dhe shërbeu në Manastirin Ortodoks të Mezoiusos. Për një kohë të gjatë, shërbeu edhe në Shqipëri, duke dhënë ndihmesën e vet në studimet gjuhësore. Hartoi një sprovë gramatike të gjuhës shqipe dhe një fjalor shqip-italisht dhe italisht-shqip. Fjalori, është hartuar me materialet e mbledhura dhe mbi bazën e veprave të Pjetër Budit, Frang Bardhit dhe Pjetër Bogdanit. Dorëshkrimet ruhen në Bibliotekën Kombëtare dhe kanë, një rëndësi të madhe gjuhësore dhe historike.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Dhjetor 1466, Skënderbeu i ftuar special i Papa Pavli II për Krishtlindje
-
25 Dhjetor 1797, fitorja e Pashait të Shkodrës bën bujë në gazetat franceze
-
25 Dhjetor 1907, lindi Kristaq Antoniu, artist dhe muzikant me famë
-
25 Dhjetor 1914, pas incidentit të sajuar, Italia zbarkon në Vlorë
-
25 Dhjetor 1918, u mbajt Kongresi i Durrësit