31 Korrik 1880, rilindësja jonë e madhe Elena Gjika viziton SHBA

Në Korrik të vitit 1880, rilindësja jonë e madhe Elena Gjika, bëri një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 31 Korrik, ajo shkruante nga Bostoni poetit arbëresh Jeronim De Radës, për takimin me poetin kombëtar amerikan. Longfellou, shkruan ajo, “më ftoi pardje për drekë dhe më ka premtue se së shpejti, do të krijojë një poemë mbi Skëndërbeun”. Kështu nga tregimet gojore të Elenës, lindi poema “Kthimi i Skëndërbeut në Krujë”, e prurë në shqip nga Fan Noli. Vite më pas, ky i fundit, mbi bazën e kësaj poeme kompozoi një nga sinfonitë e para të muzikës shqiptare.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply