5 Janar 1555 u botua i pari libër shqip “Meshari”

Meshari

Më 5 Janar 1555, doli në dritë i pari libër i shtypur në gjuhën shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut. Kopja e vetme që ruhet deri më sot, është gjetur në vitin 1740 në Itali. “Meshari” është shkruar me alfabetin latin, por janë përdorur edhe pesë shkronja të posaçme për tingujt e shqipes që i mungojnë latinishtes. Rëndësia e veprës qëndron në vlerën e tij gjuhësore, historiko-letrare si dhe në traditën që ai krijoi.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply