Në seancën e 8 Korrikut 1404, Senati i Venedikut, diskutoi propozimet e Kontit Shqiptar, Niketa Topia dhe vendosi për përfundimin e marrëveshjes me të. Sipas kësaj marrëveshje, Kruja do të mbetej në zotërim të Kontit Shqiptar, me kusht që ai të ngrinte flamurin e Shën Markut, pra të Venedikut, në kështjellën e saj. Nga ana e saj, Republika zotohej të furnizonte tregjet e Kontit me kripë, t’a ndihmonte atë në armatime, t’i lidhte një rrogë vjetore dhe të importonte drithërat shqiptarë. Ndërkohë Konti, do ta ndihmonte Republikën me forca ushtarake, sa herë ajo të kishte nevojë. Akte të tilla ndërkombëtare, që kanë arritur deri në ditët tona, dëshmojnë për qënien e shteteve feudale arbërore dhe marrëdhëniet e tyre me homologët e botës së jashtme.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Prill 1881, lindi në Bujan të Tropojës luftëtari i lirisë, Zmajl Hyseni
-
20 Prill 1877, u botua në Bukuresht abetarja”Pellazgjika”, e Vasil Dhimitër Rusos
-
20 Prill 1905, gjyqi turk dënoi Bab Dud Karbunarën për veprimtarinë e tij patriotike
-
20 Prill 1920, u formua në Vlorë, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare”
-
20 Prill 1924, Isuf Reçi, plagosi për vdekje Avni Rustemin, një nga krerët e opozitës demokratike